
Barazimi i Milanit në ‘’ San Siro ‘’ kundër Genoas i la për të kuptuar Massimilliano Allegrit se duhet të shtohen forcat në repartin e avancuar.
Italiani është një trainer tejet cilësor i cili është i ndërgjegjshëm se lufta do të jetë shumë e ashpër në kampionat dhe gjithashtu në Europë.
Pas goditjes në shenjë me transferimin e Luka Modriç kuqezinjtë do të tentojnë ta përsërisin historinë dhe këtë herë në fokusin e numrit një të pankinës është vënë Moise Kean.
25 vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në Serinë A, i cili po zhvillon një sezon mjaft premtues me Fiorentinën.
Ky lajm është raportuar nga ‘ SportMediaset ‘ dhe thuhet se është një ndër objektivat e ish-t të Juventusit.
Moise Kean është tejet i rrezikshëm në ofensivë, i fuqishëm fizikisht, i cili numëron 6 gola dhe 4 asiste në 23 sfidat e sezonit aktual me ‘’ Vjollcët ‘’.
Duke qenë se e njeh mirë elitën e futbollit italian për ish fituesit e Champions Leagues do të ishte një goditje cilësore gjatë merkatos së verës dhe pritet që interesin e ‘’ Djallit ‘’ ta analizojë me kujdes.



