
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, në një prononcim të dhënë së fundmi, është shprehur se do të ndjekë finalen e Conference League dhe do të bëjë tifo për Romën ndaj Feyenoord.
Ancelotti tregoi të kaluarën në Romë dhe arsyen pse është tifoz i verdhekuqve.
Kam jetuar 7-8 vite në Romë dhe ishte një kohë shumë e mirë, isha 20 vjeç. Ende e kujtoj atë periudhë dhe vazhdoj të jem një super tifoz i Romës. Tani te Roma është një trajner që unë e respektojë shumë, po ashtu është një mik shumë i mirë për mua si Jose Mourinho. Sigurisht që do e ndjek këtë ndeshje.
Kujtojmë se më 28 maj, Ancelotti do të ketë një finale të rëndësishme, siç është ajo e Champions League, ku Real Madrid do të përballet me Liverpool.



