Inter mendon fuqizimin e sulmit

Inter mendon fuqizimin e sulmit

  Disfata e pësuar në shtëpi kundër Liverpoolit i ka bërë drejtuesit e Interit të reflektojnë  dhe  merkatoja mbetet ndihma e vetme për zikaltërit .

Simone Inzaghi nuk është i kënaqur me funksionimin e sulmit edhe pse italianët janë një rival i fortë dhe e ardhmja në dyshim e Lautaro Martinezit i detyron  të mendojnë për zëvëndësuesin e argjentinasit. Prioriteti i ishi-t të Lazios është përmirësimi i çdo reparti, në veçanti ai i sulmit dhe është fokusuar tek tre alternativa  .

Sipas  ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ Paulo Dybala mbetet ëndërra në sirtar e kampionëve të Scudettos të cilët po përfitojnë nga situata e ‘’ La Joyas ‘’ tek Juventusi pavarësisht se drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ po këmbngulin për t’ia rinovuar kontratën .

 Historia ndërmjet dy protagonistëve i ka fillesat përpara disa sezonesh por megjithatë kundërshtimet e bardhezinjve nuk ia kanë shuar shpresat interistëve për të firmosur me kordobezin .  Edhe kanadezi Jonathan David mbetet një alternativë cilësore sepse është shëndërruar në  protagonist  tek Lille .

Prej disa vitesh dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ qëndrojnë të hapura për 22 vjeçarin që konsiderohet  zëvëndësuesi i ishi-t të Racing , dhe  momentalisht kushton  50 milionë euro.

Një tjetër risi është  Gianluca Scamacca që ka bërë mirë me Sassuolon dhe e meriton  interesin e Interit.  Italiani konsiderohet ndër më të mirët në Serinë A dhe ka marrë vëmëndjen maksimale .

Me arritjet e deritanishme, specialistët mendojnë se ka ardhur momenti për të përfaqësuar një klub të madh dhe paraprakisht ‘’ Trikolorët ‘’ e kanë deklaruar se kërkojnë 20 milionë euro për sulmuesin kryeqytetas.

 Pavarësisht se i ka mbetur edhe një shans në ‘’ Anfield Road ‘’, disavantazhi 0-2 është një rezultat shumë i vështirë për tu përmbysur duke ditur që në Angli i pret një sfidë ferri por zikaltërit vijojnë të qëndrojnë të fortë edhe pse  shanset drejt çerekfinaleve janë gati të pamundura .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy