Juventusi afër akordit me Pogba

Juventusi afër akordit me Pogba

 Drejtuesit e Juventusit vijojnë me intensitet punën në lidhje me merkaton, me qëllimin e rikthimit të italianëve në kohët e suksesit

. Prej dy sezonesh ‘’ Zonja e Vjeter ‘’ ka mbetur në vendnumëro dhe Massimiliano Allegri konsideron se sezoni i ri do të jetë rikthimi aty ku djemtë e tij e meritojnë .

Javët e fundit , bardhezinjtë janë përqëndruar tek dy lojtarë shumë të famshëm si Paul Pogba dhe Angel Di Maria për ti shtuar cilësinë reparteve respektive.

Ideja e argjentinasit përputhet me atë të ish rekordmenëve të Italisë pasi ka shprehur dëshirën për tu aktivizuar edhe një sezon në kontinentin e vjetër dhe më pas të udhëtojë drejt Argjentinës për t’iu bashkuar ekipit të fëmijërisë , Rosario Central .

Në lidhje me francezin , një rikthim në ‘’ Allianz Stadium  ‘’ konsiderohet vendimi më i drejtë sepse në të kaluarën kaloi katër sezone tejet të suksesshme të kurorëzuar me tituj të rëndësishëm si katër Serie A , dy Kupa dhe tre Superkupa.  

Sipas Fabrizio Romanos  fituesi i Kupës së Amerikës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ do ti japë përgjigjen definitive gjigandëve të Italisë gjatë kësaj jave , ndërsa në lidhje me ishi-n e Manchester United veshja përsëri e bluzës bardh e zi është pothuajse një fakt tashmë.

Duke filluar nga sezoni vijues , Juventusi do të jetë një ekip krejtësisht ndryshe dhe ky është një paralajmërim fillimisht për Milanin dhe më pas Interin  se do ta kenë shumë të vështirë qëndrimin në të njëjtën linjë pasi distancimi nga suksesi e ka bërë edhe më të frikshëm këtë Juventus i cili është i uritur për trofe.

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy