Messi te Inter, drejtori i klubit e mohon

Messi te Inter, drejtori i klubit e mohon

Dy ditët e fundit lajmi më i bujshëm në mediat italiane dhe spanjolle ka qenë largimi i Leo Messi-t nga Barcelona në drejtim të Interit, një skuadër që është folur si më e mundshja për ‘pleshtin’ sa herë është menduar periudha post ‘Camp Nou’.

Të shumta janë arsyet përse mund të ndodhë tani ky transferim dhe për këtë arsye tifozët zikaltër kanë filluar të shpresojnë vërtet. Por ajo që bind më shumë janë dy arsye, fuqia ekonomike e Interit në rritje, por edhe zënka që Messi ka me presidentin e Barcelonës. Për më shumë 6 herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet me parametra zero, pasi ka një klauzolë në kontratë e cila thotë se vitin e parafundit të marrëveshjes me Barcelonën mund të largohet pa asnjë qindarkë, në rast se futbollisti e dëshiron.

Gjithsesi për momentin tifozët e Interit duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi i kontaktuar nga ‘Gazzetta dello Sport’, drejtori i zikaltërve Guiseppe Marotta, ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me Messi-n apo babain e tij.

Vlen për t’u marrë parasysh fakti se diçka të tillë Marotta e deklaroi edhe para se Eriksen të vinte te Interi. Më pas të gjithë e dinë si shkoi. Tifozët e Interit shpresojnë që ky ky mund të jetë një rast i ngjashëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy