
Flamurtari kërkon rikthimin në Superiore për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye, kanë nisur nga puna, për ndërtimin e ekipit.
Vlonjatët prezantuan këtë të hënë, afrimin e parë në skuadër. Bëhet fjalë për sulmuesin nga Kosova, Trimror Selimi.

23-vjeçari ka mbyllur aventurën te Llapi dhe do të vazhdojë karrierë në Kategorinë e Parë në Shqipëri.
Në të kaluarën, Selimi ka qenë edhe pjesë e Prishtinës e Ulpianës, ndërsa kjo do të jetë aventura e parë për të jashtë Kosove.



