Real Madridi insiston për largimin e Hazard

Real Madridi insiston për largimin e Hazard

Problemet e Eden Hazard tashmë duket se ja kanë vënë kapakun largimit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .

Drejtuesit e Real Madridit janë të ndërgjegjshëm se belgu nuk garanton asgjë për të ardhmen pasi dëmtimet e njëpasnjëshme me shumë e kanë lënë jashtë sesa brenda fushave.

Në verën e 2019-tës ‘’ Galaktikët ‘’ investuan 160 milionë euro por me kalimin e kohës , sulmuesi nuk i ka plotësuar pritshmëritë dhe ky fakt konsiderohet i papranueshëm në një ekip si spanjollët .

Besohet se në merkaton e janarit 31 vjeçari do të largohet nga kryeqytetasit , lojtar që preferohet shumë në Major League Soccer .

Sigurisht për  ‘’ Los Blancos ‘’ dhe ishi-n e Chelseat do të ishte një hap shumë i suksesshëm pasi eksperienca tek madrilenët e ka shëndërruar në një ndër blerjet më të dështuara të historisë së tyre por gjithsesi i ka lënë të kuptojnë se nuk duhet të nxitohen në merkatot e ardhshme dhe duhet të analizojnë me kujdes çdo objektiv.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy