“KOKSH 5 milionë dollarë, federatat 700 milionë lekë”, Ylli: Ia thashë kryeministrit, u bë sherr i madh

“KOKSH 5 milionë dollarë, federatat 700 milionë lekë”, Ylli: Ia thashë kryeministrit, u bë sherr i madh

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli për buxhetin e sportit, dhënë nga qeveria shqiptare.

Sipas Yllit, ligji për kompanitë e basteve do jetë gati brenda tre muajve.

Nga kompanitë e basteve do përfitojnë edhe federatat që do çojnë projekte dhe KOKSH. Në dijeninë time do bëhet shumë shpejt. Do bëhet brenda tre muajve. Duam të orientojmë ata që duan të luajnë, që të luajnë pastër.

Projektin për fëmijët, kryeministri nuk ia ka bërë Fidel Yllit, por ia ka bërë fëmijëve për t’i hequr nga rruga, nga kompjuterët. Ne nuk bëjmë sport.

Sot për sot, jemi institucioni më serioz i sportit në vend, që kemi bërë reforma, kemi hyrë në zgjedhje, me derë hapur dhe pa sherre. Kemi për CAS-in. Franca, Italia dhe Luksemburgu, do na sjellin ekspertë me paratë e tyre, për të çuar trajnerët tanë, në nivel elitar. Është një projekt për sportin shqiptar dhe për fëmijët. I largojnë nga veset, i afrojnë me palestrat.

Në lidhje me volejbollin dhe basketbollin, Ylli deklaroi se i ka thënë kryeministrit që paratë t’ia japë federatave, pasi sipas tij nuk mund të pranojë që KOKSH të marrë 5 milionë dollarë dhe federatat nga 700 milionë lekë.

Sa i përket volejbollit dhe basketbollit, ia kam thënë kryeministrit, merri këto para dhe jepi te federatave, sepse nuk mundem unë që KOKSH të ketë 5 milionë dollarë dhe federatat 700 milionë lekë. U bë sherr i madh, pasi kryeminstri nuk e dinte këtë gjë. Ka edhe kulisa që thonë se i kanë lekët, sepse ia kanë dhënë KOKSH. Ne nuk i kemi lekët për federatat, por për një projekt masiv, që është politike e qeverisë, që fëmijët të merren me sport.  

Ligji i sponsorizimit, nëse e bëjmë si Kosova ne do jemi shumë herë më mirë. Mendoja se do mblidheshin më shumë para. Është një tjetër nismë, që do të fillojë nga KOKSH, siç bëmë për bastet. Duhet të bëjmë ne presion dhe të japim argumente, që të kemi të ardhura nga sponsorizimet. Mos kërkojmë gjithmonë lëmoshë. Të ardhurat e basteve nuk do bëhen rroga, por infrastrukturë sportive.

Paratë nuk janë ndarë keq, por janë pak për sportin elitar në Shqipëri. FSHF mesa di unë, nuk aplikon për buxhet. Asnjëherë nuk kanë aplikuar mësa di unë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy