
Duke filluar nga ora 13:00, do të luhen dy ndeshjet e Superiores, të vlefshme për javën e 15-të në Abissnet Superiore.
Kastrioti pret në shtëpi Egnatian, një sfidë ku të dy skuadrat do të kërkojnë me ccdo kusht të marrin fitoren.
Pritet një përballje e fortë dhe e luftuar, teksa dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Kastrioti: Sali, Kodra, A. Selmani, Stojanovic, Prenkocevic, Onanuga, Karakaci, Hasani, Cela, S. Selmani, Greca.
Egnatia: Sherri, Atanda, Malota, Agbekpornu. Musta, Fangaj, Fernando, Hamzat, Zejnullai, Delarge, Jackson.



