
Eksperienca tek Arsenali po i jep një tjetër kuptim karrierës së William Salibas.
Mbrojtësi ka ditur të përshtatet në një ndër kampionatet më të njohur të Europës si Premier League, me një ekip elite.
Mbetet për tu theksuar se francezi përfshihet në rangun e më të mirëve në qarkullim dhe ky fakt është pasuar me interesin e Paris St Germain.
Luis Enrique ka kërkuar transferimin e 23 vjeçarit në ‘’ Parque de Prince ‘’, i padiskutueshëm në 11-shen e Mikel Artetas.
I ahtuquajturi ‘’ Lucho ‘’ synon përforcimin e prapavijës, një repart me ulje-ngritje të vazhdueshme pavarësisht performancave pozitive të ‘’ Les Pariziens ‘’ në këtë fillim sezoni.
Numri një i stolit të parizienëve konsideron se William Saliba do të ishte një vlerë e shtuar për avancimin e mëtejshëm dhe një ndër objektivat e hershëm të presidentit Nasser Al Khelaifi është fitimi i Champions Leagues.
Luis Enrique e njeh shumë mirë rrugën drejt arritjes së këtij objektivi pasi e demostroi në të kaluarën me Barcelonën, një ekip i cili asokohe trembte çdo rival pasi përbëhej nga treshja Messi- Suarez- Neymar, ndër të tjerë.
Ndërkohë londinezët nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e William Saliba nga ‘’ Emirates ‘’ për arsye të rëndësisë në formacionin titullar.
Sezoni aktual është i treti tek ‘’ The Gunnersat ‘’, të cilin e ka filluar shumë mirë dhe numëron 4 sfida të luajtura.
Për lojtarin në fjalë sheiku nga Katari ka përgatitur çekun prej 100 milionë eurosh, një shifër tunduese për çdo klub por mbetet për tu parë se si do të përgjigjen drejtuesit e britanikëve.



