
Duke qenë se e ka humbur protagonizmin tek Paris St Germain, e ardhmja e Keylor Navasit parashikohet se do të ndryshojë gjatë verës.
Kostarikani e ka humbur sfidën me Gianluigi Donnarumman për një vend titullari, i cili synon të ndihet përsëri i rëndësishëm.
Tre janë pretendentët për 37 vjeçarin, portier që është drejt fundit të karrierës.
Fillimisht Juventusi e konsideron si një opsion për të ardhmen, lojtar i cili mund të provojë veten në Serinë A, pas eksperiencave në La Liga, Premier League dhe Ligue 1.
Drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ pretendojnë gjetjen e një portieri cilësor dhe ishi i Levantes prej disa vitesh vijon ti tregojë vlerat në ligat më të rëndësishme të Europës.
Edhe Betisi kërkon ta rikthejë në Spanjë, aty ku mori famë.
Largimi i Rui Silvas dhe Claudio Bravos nga ‘’ Benito Villamarin ‘’ do të lërë një boshllëk tek andaluzët, të cilët e vlerësojnë kontributin e Keylor Navasit ndër vite.
Listës nuk kishte si ti mungonte edhe Arabia Saudite, një destinacion i preferuar nga shumë lojtarë në kohët e fundit. Një ndër politikat e klubeve është rritja cilësisë me elementë që lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër, tendencë e cila është në rritje.
I ashtuquajturi ‘’ Shen Keylori ‘’ është një referent tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’, i cili duhet ti shqyrtojë me kujdes opsionet dhe të marrë vendimin e duhur për vijimin e karrierës.



