Mbappe: E turpshme! Messi nuk mori respektin që meritonte në Francë

Mbappe: E turpshme! Messi nuk mori respektin që meritonte në Francë

Sulmuesi i Paris SG, Kylian Mbappe, në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, foli për largimin e Leo Messit. Futbollisti francez e quan të turpshme mënyrën se si u trajtua ish-shoku i skuadrës, duke thënë se Messi nuk mori respektin që meritonte në Francë. “Po flasim për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Nuk është kurrë një lajm i mirë kur dikush si Messi largohet. Personalisht, nuk e kuptoj pse kaq shumë njerëz u lehtësuan sa u largua ai. Po flasim për Messin. Ai duhet të respektohet dhe në vend të kësaj nuk mori respektin që meritonte në Francë. Turp, por kështu ndodhi. Ne do duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zëvendësuar atë”, u shpreh Mbappe. Leo Messi do të vazhdojë karrierën në MLS, aty ku ka firmosur me skuadrën e Inter Miami.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy