Manchester City, ofertë për Cole Palmer

Manchester City, ofertë për Cole Palmer

Tre sezonet në ‘’ Stamford Bridge ‘’ kanë evidentuar edhe njëherë cilësitë e Cole Palmerit. 

Mesfushori mori një goditje së fundmi pasi mbeti jashtë Botërorit të kësaj vere por gjithsesi pretendentët nuk i kanë munguar. 

Drejtuesit e Manchester City-t po e ndjekin me vëmëndje situatën e anglezit, për të cilin Khaldoon Al Mubarak ka ofruar rreth 100 milionë euro. 

Do të tentohet me çdo kusht rikthimi i tij në ‘’ Etihad Stadium ‘’ duke qenë se garanton në metrat e fundit.

 Megjithatë një arsye e mosgrumbullimit nga traineri i ‘’ Tre Luanëve ‘’ Thomas Tuchel lidhet me dëmtimet e shpeshta të cilat natyrisht të penalizojnë në çdo kompeticion. 

Cole Palmerit i duhet me patjetër të rikthehet në kohët më të mira dhe për ta arrirë objektivin medomoes duhet të përfaqësojë një ekip elite. 

Krerët e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ nuk kanë ndërmend ta humbasin por një ofertë e konsiderueshme mund t’ia ndryshojë të ardhmen. 

Për Pep Guardiolan do të ishte një avantazh nëse do ta ketë përsëri nën urdhërat e tij, i cili për më tepër e njeh shumë mirë këtë klub dhe mund të riadaptohet pa shumë probleme. 

Në sezonin e shkuar 24 vjeçari shënoi 10 gola dhe kontriboi me 3 asiste në 31 sfida, me ish fituesit e Champions Leagues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy