
Sulmuesi Benjamin Sesko vijon të jetë një ndër prioritetet e drejtuesve të Milanit në merkaton aktuale.
Slloveni prej disa sezonesh, fillimisht tek Salzburgu dhe tanimë tek Leipzigu vijon të spikasë.
20 vjeçari është një ndër lojtarët më premtues në kontinentin e vjetër, për të cilin kuqezinjtë po insistojnë për ta transferuar në ‘’ San Siro ‘’.
Megjithatë, italianët do të kenë një rrugë të gjatë përpara duke qenë se për golashënuesin janë në garë disa ekipe.
Sezonin aktual ‘’ Djalli ‘’ nuk e filloi ashtu siç duhej, skuadër e cila u eleminua nga grupet e Champions Leagues, një goditje shumë e fortë për arsye se është një ndër ekipet më të famshëm në këtë kompeticion.
Benjamin Sesko është shëndërruar tashmë në një kandidat potencial për sulmin e ish fituesve të Serisë A, të cilët synojnë sa me shpejt rikuperimin e terrenit të humbur, në Itali dhe më gjerë.
7 gola në 23 sfida janë statistikat e deritanishme të shtatlartit, një pikë referuese në metrat e fundit.



