
Gjetan Keta, kampioni i botës në boks, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme me 27 ndeshje dhe 23 fitore, duke fituar gjithashtu tituj ndërkombëtarë.
I ftuar në ‘MCN informacion” ai zbulon për herë të parë se ka vendosur që të rikthehet në Shqipëri për të hapur Akademinë e boksit.
Synimi i tij është që kjo akademi të bëjë bashkë fëmijë dhe të rritur që të ndjekin ëndrrën e të zbulojnë talentin e tyre në fushën e boksit.
Qëllimi im ishte gjithmonë që të kthehen në atdhe, dhe duke qenë së i kam prindërit këtu, ose jo mos të kthehem të sjell edhe përvojën time këtu.
Përvoja ime që kam bërë gjithë këto vite, duke qenë se kam mundësi, që ta bëjë këtë pjesë në vendin tim. Kjo ishte arsyeja ime që doja me patjetër të kthehesha në atdhe, dhe të hap një Akademi si kjo, ku të rinjtë dhe e kanë të nevojshme sepse sporti është shëndet, dhe është shkollë ku të mësoj me disiplinë dhe në çdo aspekt në jetë të bën të dobishëm për të arritur.
Akademia e tij ka tërhequr shumë interes, dhe ai është i ngazëllyer për mundësinë që do të ketë për të udhëhequr dhe stërvitur të rinjtë.
Keta shprehet se do të jetë i pranishëm në stërvitje me nxënësit, teksa theksoi se dëshira e tij ishte të qëndronte dhe të kontribuonte për sportin në Shqipëri.
Hapja e Akademisë është pritur me mjaft interes, dhe me padurim dhe duke qenë se e kanë ndjekur pjesën time ne boks, dhe ka interesim për te dy disiplinat dhe sidomos ne shqiptarët e kemi në gjak pjesën e sportit ushtarak, dhe kanë shprehur shumë interesi për tu futur në të.
Kampioni i botës në boks, shprehet se do të jetë vet në stërvitje më të rinjtë në këtë akademi.
Unë nuk e kisha plan të vija të hapja dhe të ikja sërish, por dëshira ime ishte të kthehet në atdhe. Dua të jem vet pranë tyre sepse doja të jem vet për ti ushtruar. Përfundimisht jam kthyer bashkë me familjen.
Do i stërvis të gjitha moshat, edhe për talent që duan të bëhen dikush dhe të ecin edhe jashtë, ti mbrojnë ngjyrat kuq e zi, siç kam bërë dhe unë.



