Tetë gola sezonal, Manaj shkëlqen në Turqi

Tetë gola sezonal, Manaj shkëlqen në Turqi

Sulmuesi Rey Manaj, vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit turk, aty ku aktivizohet me skuadrën e Sivasspor.

26-vjeçari lushnjar, gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat, këtë herë ndaj një kundërshtari të madh, si Fenerbahce.

Manaj shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, në humbjen 4-1. Ky është goli i pestë sezonal në kampionat, ndërsa ka realizuar edhe tre gola në kupë.

Plot tetë gola të realizuar nga sulmuesi, i cili duket në formë të shkëlqyer dhe shpreson të vazhdojë kështu, për të pasur më pas një ftesë për në Europian me Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy