Lautaro Martinez prioritet për Manchester United

Lautaro Martinez prioritet për Manchester United

 E ardhmja jo e sigurtë e Cristiano Ronaldos në ‘’ Old Trafford ‘’ e ka rritur përgjegjësinë e drejtuesve të cilët përpara këtij problemi kanë përveshur mëngët për të qenë të qetë në të ardhmen .

 Lautaro Martinez është i zgjedhuri për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ , sulmues që vjen pas disa vitesh suksesi tek Interi. 

Ralf Rangnick e vlerëson shumë 24 vjeçarin dhe sipas ‘ Daily Mirror ‘’ ka vënë në lëvizje organizmat përkatës për të firmosur me argjentinasin sepse këtij Manchesteri i duhen lojtarë me peshë në çdo pozicion për të arritur aty ku duhet  .

Vera e ardhshme do të jetë kyçe jo vetëm për anglezët por çdo ekip të elitës dhe në rastin konkret janë të përgatitur për largimin e Edinson Cavanit , sulmues që do të lërë një boshllëk në metrat e fundit .  

S’duhet evituar se Manchesterin e presin sfida të vështira  dhe do ta ketë pothuajse të pamundur të firmosë me ishi-n e Racing Club sepse para  pak kohësh rinovoi kontratën me zikaltërit dhe dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Mungesa e titujve mbetet një siklet për 20 herë kampionët e Premier Leagues të cilët janë distancuar prej kohësh pavarësisht se rikthimi i ‘’ Cr7 ‘’ sikur e rindezi shpresën por realiteti i mban ende larg këtij objektivi ‘’ The Red Devilsat ‘’.

 

                           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy