
Sezoni i shkëlqyer si me Valencian ashtu edhe me Spanjën e kanë lartësuar figurën e Carlos Soler . Mesfushori është shëndërruar në një ndër më të rëndësishmit tek ‘’ Blanquinegros ‘’ por dy kocka të forta të Premier Leagues kanë filluar fërkimin e duarve për 24 vjeçarin . Sipas ‘ El Desmarque ‘ Arsenali dhe Liverpooli do të zhvillojnë një tjetër supersfidë në merkato për një lojtar që ka arritur një rritje të theksuar të rendimentit së fundmi .
‘’ The Redsat ‘’ kërkojnë të mbushin boshllëkun e lënë nga Georginio Wijnaldum dhe pavarësisht tentativës për Jude Bellingham nuk e kanë anashkaluar talentin spanjoll.
Rasti i ‘’ The Gunnersave ‘’ është krejtësisht ndryshe sepse akoma nuk e kanë rigjetur veten pas atij sezoni dështues që i la jashtë Europës dhe pretendojnë medoemos të rikthehen aty ku e meritojnë . Bashkombasi Mikel Arteta e vlerëson shumë kontributin e dhënë me Valencian dhe e konsideron pjesë kyçe të ringritjes së ‘’ Topchinjve ‘’.
Megjithatë ashtu siç ndodh pothuajse në të gjitha rastet , fakti se është një lojtar determinant për Jose Bordalas kontrata e të cilit skadon në 30 qershorin e 2023- shit , drejtuesit e ‘’ Los Blanquinegros ‘’ kanë përcaktuar një klauzolë bombastike për prishjen e kontratës që arrin 150 milionë eurot. Duhet shtuar se momentalisht Valencia po këmbngul për të blinduar qëndrimin e Carlos Soler në ‘’ Mestalla ‘’ , lajm që konsiderohet një barrierë për anglezët.
Deri më tani talenti i ‘’ La Furia Rojas ‘’ i ka bërë mirë detyrat me 3 gola në 3 ndeshje dhe refuzimi i Valencias konsiderohet mëse i llogjikshëm .



