
Albbin Gashi dhe Kukësi kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Ka qenë vetë klubi verilindor që nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur largimin e 24-vjeçarit.
Në njoftimin e Kukësit thuhet se lojtari është larguar në drejtim të Austrisë për arsye familjare.
Kujtojmë se Gashi sezonin e kaluar ishte një nga më të aktivizuarit te verilindorët, por krejt e kundërta ndodhi këtë edicion, ku nën drejtimin e Longos, ai ka pasur shumë pak hapësira.
“Futbollisti Albin Gashi nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Sulmuesi 24-vjeçar ka kërkuar nga klubi që të largohet në drejtim të Austrisë arsye familjare dhe klubi e ka mirëkuptuar kërkesën e futbollistit duke e lënë të lirë.
Klubi i Kukësit e falënderon Gashin për kontributin e dhënë për fanellën e Kukësit dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”, thuhet në njoftimin e Kukësit.



