Interi, ofertë për Cuti Romeron

Interi, ofertë për Cuti Romeron

Së fundmi listës për Cuti Romeron i është shtuar Interi. Argjentinasi pretendohet edhe nga Barcelona bashkë me Atletico Madridin, për të cilin do të zhvillohet një sfidë e ashpër.

Kontrata e mbrojtësit me Tottenham Hotspurin përfundon në qershorin e 2029-tës dhe presidenti Peter Charrington pretendon të arkëtojë rreth 50 milionë euro. 

Ishi i Atalantës ka zhvilluar pesë sezone në ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në Serinë A. 

Prioritet për ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ është shitja e kartonit ndërsa gjigandët e Italisë synojnë huazimin e tij. 

28 vjeçari në të shkuarën la shenjë tek Genoa, Juventus dhe Atalanta dhe me kalimin e kohës u bë i rëndësishëm edhe tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’. 

Eksperienca tek kryeqytetasit përmblidhet me 156 sfida dhe 13 gola, i cili shquhet si një lojtar tejet kualitativ, i fortë në luftën në ajër dhe gjithashtu efektiv në prapavijë. 

Si ‘’ Los Cules ‘’ ashtu edhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ konsiderohen si mjaft kompetitivë dhe në rastin konkret duhet theksuar se ecuria jo e mirë e ‘’ Spursave ‘’ në sezonin e shkuar në Premier League mund të shoqërohet me një analizë të detajuar referuar të ardhmes nga nxënësi i Roberto de Zerbit. 

Për më tepër zikaltërit Cuti Romero i njeh me detaje dhe vijon të ketë kujtime shumë të bukura në lidhje me të shkuarën në një ndër pesë ligat më prestigjoze të kontinentit të vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy