
Robert Leandowski është zgjedhur nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit. Sulmuesi polak i Bayern Mynchen ishte në garë me Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n, por duket se fitimi i Champions League me gjermanët ka bërë diferencën.
Ndërkohë ndryshe nga çfarë pritej, Jurgen Kloop është shpallur trajneri i vitit. Tekniku i Liverpool fitoi betejën me atë të Bayern Mynchen, Hansi Flick. Ndërkohë Manuel Neuer, portieri i Bayern Mynchen, është shpallur më i miri në rolin e vet.



