Kualifikueset për Botërorin 2022/ Anglia nesër në Tiranë, “vetëm” për 24 orë

Kualifikueset për Botërorin 2022/ Anglia nesër në Tiranë, “vetëm” për 24 orë

Anglia do të zbarkojë të dielën në Tiranë për të zhvilluar ndeshjen ndaj Shqipërisë për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.

Shqipëria do të përballet me Anglinë më 28 mars, prej orës 18:00, teksa kombëtarja anglezë do të qëndrojë vetëm 24 orë në vend.

Anglezët do të zbresin në aeroportin e Rinasit të shtunën rreth orës 19:30. Lojtarët dhe stafi do të bëjnë në ndalesë të shkurtër në hotelin ku do të qëndrojnë dhe më pas do t’i drejtohen stadiumit “Air Albania”, për seancën stërvitore në vendin tonë.

Sipas axhendës, edhe konferenca zyrtare e trajnerit përpara ndeshjes do të zhvillohet “online” në mënyrë që të shmanget çdo kontakt i mundshëm si masë sigurie për Covid-19. Gjithashtu menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Anglia do të largohet nga Shqipëria, për t’u rikthyer në shtëpi.

Më parë, FSHF i bëri thirrje kryeministrit shqiptar të lejojë tifozët e vaksinuar në Stadiumin Air Albania.Federata i kërkoi që të mbushet 30% i kapacitetit të stadiumit- rreth 6,500 tifozë, por përgjigja ishte jo e prerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy