“Bayern e toleroi Barcelonën”, Nikolla: Milani mund të kalojë grupin, Interi e ka të vështirë

“Bayern e toleroi Barcelonën”, Nikolla: Milani mund të kalojë grupin, Interi e ka të vështirë

Gazetari i sportit, Ervin Nikolla, në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, duke folur për Champions League, ka thënë se janë 4 skuadra favorite për të marrë trofeun në fund. Gjithashtu ai u shpreh se Milani la shenjë që në rikthim, ndërsa shtoi se pavarësisht se janë në një grup të vështirë, kanë mundësi për të kaluar më tej. Nikolla tha se Interi nuk do e ketë të lehtë, pasi ka kundërshtarë si Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk.

Në Champions League kishim dy rezultate surprizuese, fitorja e Young Boys ndaj Manchester United dhe barazimi i PSG.

Inter-Real dhe Liverpool-Milan, ishin dy supersfidat e mbrëmjes. Liverpool ka rifituar ritmin e vet. Përballë Milanit, e pamë një skuadër që brenda 30 minutave të para kishte 10 goditje këndi. Pamë një Milan që tregoi se vesi i kaluar nuk është harruar, duke arritur të shënojë dy herë. Rikthimi i Milanit ishte i bukur, pavarësisht se me humbje. Duke parë skuadrat dhe rivalët që ka në grup, Milani ka shanset e veta për të kaluar. Kuqezinjtë mund të bëjnë diferencën me kualitetet ndaj Atletico dhe Porto.

Liverpool është një skuadër në ngritje. Me Klopp kanë treuar një futboll të bukur. Italianët nuk krahasohen kurrë me anglezët, për mënyrën e lojës. Milani ka shanse maksimale për të marrë vendin e dytë. Atletico dhe Porto barazuan pa gola, madje portugezët i shkuan afër golit.

Interi ka fatin e keq që në grup ka Realin dhe Shakhtar Donetsk. Është edhe Sheriff Tiraspol, një klub që është investuar shumë në 6 vite. Sheriffi mund të jetë faktor në grup, pavarësisht rivalëve. Nuk priste njeri që Reali të bindte. Anccelotti u mor për të rikthyer Realin në binarë. Interi bëri një pjesë të parë të mirë, ndërsa në të dytën ranë pak.

Favoritët për Champions janë Bayern, City, Chelsea dhe PSG, të shikojmë si do shkojnë. United mund të shkojë shumë lart. I mungonte një lojtar si Ronaldo. Portugezi ka treguar se nuk dorëzohet kurrë.

Pritshmëritë për PSG ishin të mëdha. Dje zhgënjyen, Messi ishte një hije e vërtetë në fushën e lojës. Barcelona doli mirë, duke pasur parasysh rezultatit 8-2 para një viti. Bayern çdo vit është kandidat për të triumfuar. Bayern vetëm dy vite më parë dominoi totalisht. Është gjithnjë atje për të mposhtur këdo. Barcelona e ka konsumuar ciklin e saj. Barcelona do të humbiste ndaj Bayern dhe kjo nuk vihej në dyshim, për mendimin tim gjermanët toleruan në ‘Camp Nou’”, përfundoi Nikolla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy