
Hakan Calhanoglu u dëmtua në grumbullimin me Turqinë dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën që Interi do të luajë në fundjavë ndaj Fiorentinës.
Ky mund të quhet si një lajm pozitiv për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani. Ky i fundit nuk ka pasur hapësira me ziklatërit këtë sezon, por trajneri Inzaghi mund t’i besojë fanellën e titullarit në fundjavë.
Mundësitë janë të mëdha që Asllani ta nisë nga minuta e para ndeshjen, por nuk përjashtohet mundësia që trajneri të bëjë zgjedhje tjetër, siç ka bërë shpesh këtë sezon.



