
Kur u mendua se rikthimi i Massimiliano Allegrit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ do të ishte një ogur i mbarë për ecurinë e Juventusit, gjithçka ka marrë një tjetër rrjedhë .
Italiani s’po mundet dot të aplikojë skemat e sakta në varësi të kundërshtarëve duke i krijuar shumë probleme ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe gjithashtu ka vënë në rrezik qëndrimin në Torino .
Humbja 4-0 në transfertën e Chelseat është një ndër të paktat rezultate të bardhezinvje prej shumë vitesh dhe e ka vënë në qëndër të vëmëndjes ishi-n e Milanit.
Mungesa e efektivitetit është një faktor shqetësues për drejtuesit e ish rekordmenëve të Italisë sepse janë shumë larg objektivave të vëna në fillimin e sezonit sepse rezultatet e arritura gjatë ndeshjeve janë tepër zhgënjyese.
Me këtë panoramë, tek Juventusi është gjeneruar një situatë tejet e pakëndshme sepse nuk kanë të siguruar asgjë në lidhje me të ardhmen , sidomos me fitimin e titujve . Skenari llogjikisht të çon tek alternativat që mund ta ndihmojnë këtë Juventus të mos bjerë më poshtë dhe më i preferuari është Zinedine Zidane , trainer që impresionoi mbarë globin në të kaluarën me Real Madridin .
‘’ Zizou ‘’ përpara disa kohësh refuzoi sheikët e Newcastle United me arsyen se kërkon të drejtojë një skuadër me emër dhe në fakt për të është interesuar edhe Manchester United pasi ka vuajtur shumë me Ole Gunnar Solskjaer dhe kërkon një peshë të rëndë në stol për të ngritur sa më shpejt kokën.
Juventusi synon medoemos të jetë sërish protagonist në Itali dhe me pas ta shtrijë edhe në Uefa Champions League , ku s’ka patur aspak fat në të kaluarën .
Duhet parë se si do të reagojë 54 vjeçari në ndeshjet vijuese të cilat konsiderohen si një finale për këtë Juventus që i ka tronditur të gjithë me performancën zhgënjyese në ndeshjet e fundit .



