Seria A vëzhgon Trincao

Seria A vëzhgon Trincao

 Sezoni i Barcelonës ka ndikuar negativisht tek një ndër lojtarët e saj . Francisco Trincao nuk ka mundur të demostrojë atë që di të bëjë më mirë në fushë . Aktivizimi i  reduktuar  e ka penalizuar  progresin e 21 vjeçarit.  3 gola dhe 2 asiste në 40 ndeshjet me ‘’ Blaugranët ‘’ nuk kanë qënë të mjaftueshme për  sulmuesin për të bindur Ronald Koeman .   Loja në përgjithësi ka çeduar  sepse e ka humbur efikasitetin  dhe nuk është adaptuar   në skemat e hollandezit .

Këmbanat e alarmit kanë filluar të bien dhe interesi për Trincaon nuk ka munguar . Në të kaluarën  Juventusi dhe Atalanta trokitën  në derën e Barcelonës por ‘’ Los Cules ‘’ i mbyllën derën me një ‘’ jo’’ absolute  . Sipas Sport agjenti Jorge Mendes është kontaktuar përsëri nga klube të Serisë A për klientin e tij .  Tanimë Roma dhe  Milani kanë hedhur kandidaturën për lojtarin nga Viana do Castelo .

  Sipas  Calciomercatos kuqezinjtë e shohin si zëvëndësuesin e Samu Castillejos sidomos pas komplikimeve të hasura  me Lucas Vazquezin .  Ndërsa në lidhje me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ Francisco Trincao pëlqehet shumë nga bashkombasi Jose Mourinho , dhe fakti se marrëdhëniet ndërmjet tyre janë të shkëlqyera mund të përshpejtojë kalimin e talentit në ‘’ Olimpico ‘’.  Analizat e spanjollëve janë bërë me shumë përgjegjësi  dhe kanë konkluduar mundësinë e një huazimi  për talentin e tyre .

Kontrata e Francisco Trincaos me kuq e blutë merr fund në 2025 -sën por Barcelona  nuk e përjashton faktin  se nëse oferta për këtë lojtar është në nivelin e pritur mund ta pranojnë. Sipas  Transfermarkt vlera e kartonit të ishit të Bragas nuk i kalon 25 milionë eurot  dhe Roma me Milanin janë në pritje për arritjen e akordit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy