
Duke qenë se jemi afër fillimit të merkatos së verës drejtuesit e ekipeve të elitës po përgatiten për të dhënë maksimumin.
Pa dyshim Paris St Germain pritet të jetë edhe njëherë protagonist gjatë kësaj periudhe, i mbështetur fuqimisht nga Nasser Al Khelaifi.
Me Luis Enriquen në stol kërkesa e llogarisë është edhe më e madhe dhe presioni ndihet në çdo sfidë.
‘’ Lucho ‘’ ka arritur me shumë meritë të formojë një ekip kompetitiv, ish fitues i Champions Leagues dhe në sezonin aktual mund ta përsërisë historinë.
Spanjolli ka evidentuar ulje-ngritje të shpeshta referuar repartit defensiv gjatë sezonit aktual, pavarësisht ecurisë së shkëlqyer të ‘’ Les Pariziens ‘’.
Joan Martinez i Real Madridit është bërë pjesë e planeve të ishi-t të Barcelonës, për të cilin Florentino Perez pretendon të arkëtojë rreth 150 milionë euro.
Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, kontrata e 18 vjeçarit me ‘’ Galaktikët ‘’ skadon në 2029-tën por duke qenë se flitet për parizienët presidenti i tyre do të tentojë të përfitojë në maksimum.
Joan Martinezin e pret një e ardhme e shkëlqyer i cili ka ditur të përballojë çdo sfidë me gjigandët e Spanjës dhe më gjerë.
Duhet kujtuar se edhe nëse përfshihet ndonjë lojtar për arritjen e marrëveshjes kryeqytetasit do ti qëndrojnë besnikë idesë së tyre deri në fund.
Gjatë viteve sheiku nga Katari ka spikatur për lëvizjet e tij gjatë merkatove, falë të cilit shumë yje të futbollit botëror kanë veshur bluzën e Paris St Germain.



