
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas humbjes minimale ndaj Erzenit.
Shehi deklaroi se ka zhgënjim për këtë humbje dhe shtoi se do të merren mësime.
Tekniku bardheblu tregoi arsyet e humbjes, ndërsa shtoi se në ditët në vijim, do të kristalizohet formacioni më shumë.
Jemi të zhgënjyer. Nuk mund të them jam i zhgënjyer me skuadrën dhe të dal si burrë i mirë. Mund të kishim më shumë grintë dhe dëshirë. Të luftonim për topin e parë dhe të dytë. E pësojmë sërish nga rinisjet. Është një ndeshje për tu harruar dhe për të nxjerrë konkluzione. Një pjesë duhet të japë 200% dhe të tjerët të jenë gati kur të futen në fushë.
Na munguan elementë që janë shumë të rëndësishëm në futboll. Mund të jesh i paqartë taktikisht, por kur ke grintë, të mos e lesh kundërshtarin të afrohet të porta. Në 2-3 raste na shpëtoi portieri.
Kur mendon se je u dubluar, mundohesh të bësh ndonjë riparim. U munduam të ruajmë disi forcat, por në pjesën e parë nuk na rezultoi ashtu si duhej dhe rrezikuam shumë.
Duke futur Najdovski, donim të shtonim agresivitetin dhe kur ndërtonim, të shtynim Haxhiun përpara. Në atë pozicion, edhe mesfushorët e tjerë, duhet të kenë tipare mbrojtëse.
Çdo gjë që ndodh, shërben për të mësuar. Pjesën më të madhe të formacionit e kemi të kristalizuar. Shpresojmë që Deliu të rikthehet sa më shpejt. Në vijim do shikohen lojtarët, që mund të ndërrohen. Të tjerët ta marrin vendin duke luftuar. Në ndeshjet në vijim, formacioni do kristalizohet. Kjo ndeshje na ndikon negativisht dhe duhet të marrim mësim.



