Portieri i Tiranës, Gentian Selmani, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes së kthimit ndaj Besiktas. Sipas tij, bardheblutë tani e njohin më mirë kundërshtarin dhe do të provojnë përmbysjen e rezultatin 3-1, për tu kualifikuar më tej. “Jemi të motivuar sepse është një ndeshje europiane përballë një skuadre të fortë si Besiktasi. Atmosfera është shumë e mirë dhe e kemi përgatitur ndeshjen si duhet. Shpresojmë që të jetë dita jonë dhe të arrijmë të kualifikohemi. Shpresoj që dhe në stadium të ketë tifozë që të na mbështesin, ta fitojmë ndeshjen dhe ta arrijmë objektivin. Mund të bënim diçka më mirë në ndeshjen e parë, i kemi analizuar 3 golat. Jemi përgatitur për ndeshjen e radhës që të mos i përsërisim gabimet. Tani e njohim kundërshtarin.”, u shpreh Selmani.



