Xavi Simons drejt rinovimit

Xavi Simons drejt rinovimit

 Mbështetja e Mauricio Pochettinos i ka shërbyer mesfushorit Xavi Simons për të qenë më kompetitiv tek Parisi . Argjentinasi dëshiron qëndrimin e hollandezit në ‘’ Parque de Prince ‘’ sepse beson tek kualiteti i 18 vjeçarit, i cili ka shumë për të treguar tek gjigandët e Ligue 1.

Prova e bërë në ndeshjen kundër Rennes i dha për të kuptuar ishi-t të Tottenhamit se Xavi Simons mund të rezultojë një surprizë në të ardhmen dhe i ka kërkuar drejtuesve qëndrimin e tij në Paris.  

Historiku i perlës hollandeze konsiderohet tejet tërheqës dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘  po bëhet çdo veprim për ta mbajtur edhe më gjatë sepse e vlerësojnë potencialin që disponon .

Gjërat po merren me qetësi tek parizienët që do të zhvillojnë dy sfida  shumë të forta kundër Real Madridit në Champions League dhe  Mauricio Pochettino synon ti garantojë minuta fillimisht në kampionat dhe më pas të pretendohet për më gjatë . 

Prioriteti i Parisit është shmangja e përforcimit të ndonjë kundërshtari direkt në këtë turne dhe vendimi më i drejtë mbetet rinovimi për ta shijuar kontributin e Xavi Simons  .

E kaluara tek  ‘’ La Masia ‘’  e ka shëndërruar në lojtarin që është sot , i cili performon në një ekip që aspiron kryesisht për fitimin e Champions Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy