Martini: Kishim punuar shumë për goditjet standarde, ndeshja u bë e lehtë në fushë

Martini: Kishim punuar shumë për goditjet standarde, ndeshja u bë e lehtë në fushë

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas fitores me Erzenin.

Martini deklaroi se gjatë javës u punua shumë për qetësinë dhe goditjet standarde. Sipas tij, ishte një ndeshje e vështirë, pavarësisht se në fushë nuk u duk e tillë.

Është e rëndësishme që në të tilla kushte, të ketë qetësi të lojtarëve. Ndeshjet vendosen nga një rast dhe goditje standarde. Kishim punuar shumë për këtë. E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë, pavarësisht se në fushë u bë e lehtë. Ndeshjet bënë një ndeshje shumë të mirë dhe morën një fitore që merr vlerë të madhe.

Nuk i kam matur mbrojtësit e kundërshtarëve, por di që Jazxhi dhe Gjini, përveç se me kokë, janë lojtarë të mirë edhe me këmbë. Duhet të përmirësohen edhe pak më tepër.

Kisha shumë dëmtime dhe ishte e rëndësishme që të ruheshin lojtarët. Duke pasur parasysh q lojtarët në nxehmje ishin të dëmtuar, i lodha pak më shumë ata që ishin në fushë. Ndeshja e së mërkurës do të jetë shumë e rëndësishme. Jam i kënaqur që nuk i futa, sepse i ndihmon për tu rikuperuar.

Në Rrogozhinë nuk pësuam, edhe këtu po ashtu. Nga ndeshja në ndeshje, djemtë kanë rëndësi të rrisin besimin. Kur nuk pëson, na jep garanci për të ecur përpara.

Me Tiranën në Kupë, është shumë e rëndësishme. Është mënyra e vetme për të tentuar Kupën. Fitorja e sotme, rrit entuziazmin. Do tentojmë gjithçka për gjithçka.

E kam thënë që në fillim të kampionatit, që Vllaznia e ka ekipin më të mirë për të marrë titullin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy