Muriqi shënon, por Real Madrid triumfon me përmbysje (VIDEO)

Muriqi shënon, por Real Madrid triumfon me përmbysje (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka konfirmuar se po kalon një moment të mirë. Futbollisti ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Mallorca në kampionat, ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

Muriqi i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 35-të, duke shënuar një gol të bukur. Megjithatë madrilenët, ia dolën të përmbysin rezultatin, duke shënuar plot katër herë.

Valverde në minutën e 48, Vinicius në minutën e 72, Rodrygo në minutën e 89 dhe Rudiger në minutën e 93, vulosën shifrat në 4-1 për Real Madrid.  

Kjo është fitorja e pestë radhazi në po kaq ndeshje për madrilenët, që e shohin veten në krye me 15 pikë, 2 pikë më shumë se ndjekësit e Barcelonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy