
Risitë që solli Kampionati Evropian i Futbollit, Euro 2020, për ish-futbollistin Ermal Tahiri, i ftuar në studion e “Arnautistan” në MCN TV, bënë që Italia të shkojë deri në finale.
Sipas tij, trajneri i kombëtares Roberto Mancini, bëri që ta çojë Italinë deri në këtë pikë, duke e veçuar faktin se ai futi në skuadër lojëtarë të rinj që nuk vijnë nga skuadra të mëdha.
“E para Kampionati Evropian ka shumë lojëtarë të mirë, kurse sa i takon Italisë, trajneri Mancini, ka thyer tabunë e Italisë, duke marrë lojëtarë të rinj, dhe duke marrë këta lojëtarë ata i dhanë frymë krejt tjetër, të re ekipit, frymën e grupit, dhe ka treguar revolucion në futboll”, tha Tahiri.
Tahiri foli edhe për finalen e së dielës, mes Italisë dhe Anglisë, për të cilën tha se do të bëjë tifo me Italinë, për faktin se është afër vendit, por duhet të fitojë më i miri.
“Unë bëj tifo me Italinë, sepse është afër nesh, si fqinjë, por në aspektin futbollistik fitoftë më i miri”, përfundoi Tahiri.



