Roma, interesohet për Alexander Sorloth

Roma, interesohet për Alexander Sorloth

Sezoni shumë i mirë i Alexander Sorloth tek Villareali është pasuar me interesin e një klubi të famshëm në Serinë A.

Bëhet fjalë për Romën, me shumë traditë sidomos në kampionatin italian, lajm i raportuar nga ‘ SkyItalia ‘.

Tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ norvegjezi ka treguar se mbetet një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim, potencial që e ka reflektuar me 26 gola në 40 sfida.

Paraprakisht drejtuesit e ekipit nga Castellon i kanë bërë llogaritë, të cilët kanë përcaktuar 38 milionë euro për ta lënë të lirë golashënuesin, shifër që përbën një sfidë për kryeqytetasit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Mënyra e lojës së 28 vjeçarit ka rezultuar impresionuese, e kompletuar me aspektin fizik dhe efikasitetin përpara portës, fakte që e bëjnë një lojtar për tu marrë në konsideratë.

Drejtuesit e Villarealit janë të ndergjegjshëm për rëndësinë e Alexander Sorloth në metrat e fundit por gjithsesi kostoja e përcaktuar mund të rezultojë një barrierë për ‘’ Verdhekuqtë ‘’.

Nëse do të ketë sukses me transferimin e ishi-t të Real Sociedadit në të famshmin ‘’ Olimpico ‘’, Roma do të konsiderohej një ekip edhe më i rrezikshëm për sezonet vijuese, duke qenë se ky i fundit ka lënë gjurmë në La Liga, fillimisht me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ dhe tanimë nën urdhërat e trainerit Marcelino Garcia Toral.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy