Pas disa sezoneve tek Valencia Yunus Musah ka treguar se mbetet një ndër më të mirët e spanjollëve në repartin e mesfushës.
Interi dhe Liverpooli do të zhvillojnë një duel të ashpër, i cili pritet të përcillet me shumë emocione gjatë merkatos verore për arsye se si tek zikaltërit ashtu edhe tek ‘’ The Redsat ‘’ priten largime.
Nicolo Barrella dhe Marcelo Brozovic nuk e kanë të sigurtë qëndrimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , histori e njëjtë për Fabinhon , Henderson apo Milner.
Parashikohet se bardhezinjtë mund të përfitojnë 40 milionë euro me shitjen e 20 vjeçarit edhe pse akoma nuk është bërë një ofertë nga pretendentët për amerikanin.
Duhet theksuar se Yunus Musah është një ndër lojtarët shembullorë të Ruben Barajas, trainer i cili do ta thotë fjalën e fundit duke marrë parasysh rëndësinë në skemat e tij.
Në sezonin e kaluar Valencia zhvilloi një performancë jo në nivelin e pritur, skuadër e cila ishte shumë afër rënies nga kategoria por ishi i tyre mundi ta shpëtojë duke i dhënë shansin të jetë përsëri pjesë e Primera Division.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.