
Është zhvilluar sot në stadiumin “Elbasan Arena” miqësorja e parë mes Shqipërisë U-19 dhe Kosovës U-19.
Në përfundim të 90-t minutave të fituar kanë dalë djemtë e drejtuar nga trajneri Bogdani, të cilët falë ‘dopietës’ së Pashës e mbyllën takimin me shifrat 2-1.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21-t, ndërsa për Kosovën barazoi Limani pak para fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 81-t kuqezinjtë realizuan golin e fitores.
Kjo ishte ndeshja e parë miqësore pasi mes dy skuadrave do të ketë një tjetër miqësore më 26 maj, këtë herë në stadiumin “Loro Boriçi.”
Golat e takimit mes Shqipërisë dhe Kosovës:



