Chelsea në sulm për Fofana

Chelsea në sulm për Fofana

Merkatoja sa vjen edhe bëhet edhe më interesante për Chelsean .

Londinezët kanë humbur një ndër duelet e verës për Jules Kounden i cili vendosi për Barcelonën dhe Thomas Tuchel e konsideron të domosdoshme gjetjen e elementëve që mund të mbushin boshllëkun e lënë nga Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë preferuar Premier Leaguen dhe janë vënë në ndjekje të Wesley Fofanas , për të cilin Leicester City kërkon 100 milionë euro, sipas ‘ Daily Mail ‘.

 Para pak kohësh francezi rinovoi kontratën me ‘’ The Foxes ‘’ deri në 2027- tën , fakt që nuk e ndihmon aspak Chelsean për të arritur objektivin. Ish fituesve të Champions Leagues nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shikojnë përpara dhe të fokusohen tek alternativa të tjera në mënyrë që të përgatiten siç duhet për sezonin e ri i cili si gjithmonë parashikohet tejet kompetitiv dhe me të papritura.

Në ‘’ Stamford Bridge ‘’ ka filluar të mendohet seriozisht për rifreskimin e prapavijës dhe  dy ndër të preferuarit mbetet Milan Skriniar dhe Denzel Dumfries , lojtarë stabël tek Interi të cilët mund të vendosin për të vijuar karrierën me gjigandët e Premier Leagues.  Në vijimësi Chelseat i mbetet shumë për të bërë por e kaluara i favorizon sepse drejtohet nga një trainer tejet cilësor , i aftë për të mposhtur çdo rival në të ardhmen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy