
Një largim i papritur është njoftuar nga klubi i Tiranës ditën e sotme. Zëvendëstrajneri Erbim Fagu, është larguar nga bardheblutë, pasi siç njofton klubi, do të vazhdojë rrugëtimin e tij në një shtet të ri.
Fagu ishte edhe trajneri i Tiranës U-21, me të cilët ka arritur suksese të rëndësishme. 34-vjeçari është përshëndetur ditën e sotme me skuadrën kryesytetase dhe është larguar mes emocionesh.
Postimi i Tiranës:
Zv. Trajneri Erbim Fagu u përshëndet ditën e sotme me skuadrën dhe stafin për të nisur rrugëtimin e tij drejt një shteti të ri. Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamatë për teknikun mbi kontributin e madh që ka dhënë në gjithë rrugëtimin e deritanishëm pranë bardhebluve në ekipin e parë dhe në skuadrën e 21-vjeçarëve si edhe i uron suksese në vazhdimësi. Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur drejt rrugës së titullit. Gjithmonë një vend mes nesh!



