
Shpëtim Duro nuk është më trajner i Egnatias. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi rrogozhinas.
Egnatia njofton mbylljen e bashkëpunimit me Duron, teksa shkak për këtë mendohet të jenë bërë rezultatet aspak pozitive në javët e fundit.
Kujtojmë se Duro mori drejtimin e Egnatia më 14 tetor, kur zëvendësoi të larguarin Edlir Tetova. Në drejtimin e 63-vjeçarit, Egnatia regjistroi 6 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime.
Njoftimi i klubit:
Egnatia njofton se Shpëtim Duro nuk do jetë më trajneri i ekipit.
Klubi e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë.



