
Bluza numër 10 e Argjentinës, e veshur nga futbollisti i ndjerë Diego Armando Maradona, gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë dhe me të cilën shënoi gol, ka dalë në ankand.
Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia e ankandeve ‘Sotheby’s’, e cila ka vendosur çmimin fillestar prej 4 milionë paund, ose mbi 5 milionë euro.
Pronari aktual është ish-mesfushori anglez Steve Hodge, i cili e ndërroi uniformën e tij me atë të “Pibe de Oro”, sipas traditës pasi Argjentina fitoi ndeshjen 2-1, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.



