
Objektivi kryesor i drejtuesve të Chelseat në këtë merkato dimërore vijon të jetë përforcimi i metrave të fundit.
Gjatë fazës së parë të sezonit, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e Mauricio Pochettinos, i cili gjithsesi është përgjegjësi kryesor për këtë situatë.
Argjentinasi i ka kërkuar Todd Boehly-t transferimin e një qendërsulmuesi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe një ndër të preferuarit e tij vijon të jetë Dusan Vlahovic.
Edhe pse rendimenti i serbit gjatë eksperiencës me Juventusin ka rezultuar me ulje-ngritje, mbetet një rrezik konstant për rivalët dhe ish traineri i Tottenham Hotspurit e konsideron një vlerë të shtuar.
Anglezët s’do ta kenë të lehtë për të firmosur me 23 vjeçarin për arsye se pretendohet prej kohësh edhe nga Arsenali dhe Real Madridi.
Në rastin e largimit, ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të mund të rikuperojë investimin e bërë në janarin e 2022-shit, golashënues i cili la Fiorentinën për ish rekordmenët e Serisë A.
Fatkeqësisht, edhe pse Todd Boehly ka investuar fuqimisht, Chelsea ende nuk po e gjen vetveten, fakt që konfirmohet me renditjen në Premier League, momentalisht larg Europës.
Ndërkohë, për sa i përket serbit duhet theksuar se numëron 7 gola në 19 sfidat e sezonit aktual dhe insistimi i këtij ekipi do të vijojë deri në fundin e merkatos dimërore.



