Trajneri Skënder Gega ka vendosur të largohet nga drejtimi i Skënderbeut. Ndonëse kampionati nuk është mbyllur ende, mësohet se Gega ka vendosur të largohet 3 ndeshje para fundit, pasi korccarët kanë rënë edhe zyrtarisht në Kategorinë e Parë.
Gega mori drejtimin e bardhekuqve, me objektivin për të siguruar mbijetesën, por diçka e tillë nuk u arrit.
Shpesh herë, tekniku 58-vjeccar akuzoi arbitrat, se e kanë dëmtuar skuadrën që ai drejton, aq sa edhe ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës, e dënoi me gjobë, për akuzat e bëra në sfidën e fundit ndaj Dinamos.
Në orët e ardhshme, pritet të vijë edhe zyrtarizimi nga Skënderbeu, për largimin e trajnerit Skënder Gega.



