“Do mbetet gjithmonë në zemrat tona”, atleti 32-vjeçar qëllohet për vdekje

“Do mbetet gjithmonë në zemrat tona”, atleti 32-vjeçar qëllohet për vdekje

Atleti ekuadorian Alex Quinonez, u qëllua për vdekje jashtë një qendre tregtare në Ekuador.

32-vjeçari i cili u rendit i treti në garën 200 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Doha, dy vjet më parë, është vrarë me armë jashtë një qendre tregtare në qytetin e Guayaquil, së bashku me një person tjetër të paidentifikuar.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Sporteve në Ekuador, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruajnë se humbën një atlet të madh.

“Sot humbëm një atlet të madh, një person që na bëri të ëndërrojmë, që na emocionoi. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetimet. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e ekuadorianëve. Alex Quinonez, faleminderit që na bëre të kemi ëndrra të mëdha dhe gëzimet e pafundme që na dhatë. Ju latë një trashëgimi të madhe për atletikën ekuadoriane.”

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e atyre, që kanë kryer këtë ngjarje kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy