Tahiri: E dija që Italia do fitonte, Anglia e tregoi që pjesën e parë defektin

Tahiri: E dija që Italia do fitonte, Anglia e tregoi që pjesën e parë defektin

Ish-futbollisti Ermal Tahiri në emisionin “Euro Zone” tha se e dinte që Italia do fitonte Europianin, ndonëse është tifoz i Gjermanisë. Tahiri gjithashtu tregoi edhe ku ishin gabimet e Anglisë në finale.

“E dija që Italia do e fitonte. Do bëj një analizë tjetër. Të dy trajnerët nuk kanë asnjë lloj alibie. Të futesh në një finale, 0-1, do të thotë që e nis në avantazh. Nëse nuk bën presion në 30 minutat e para, atëherë tregon se ke defekt. Largimi i Rice dobësoi mesfushën. Ktheu ekipin shumë prapa. Bëri ndërrimet në minutën e 120, për të gjuajtur penalltitë. Nuk sulmuan për të fituar ndeshjen. Këto ishin gabimet e trajnerit. E gjithë Anglia deri sa filloi ndeshja, ishin të qetë, duke besuar se e kishin fituar trofeun.”, u shpreh Tahiri.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy