Champions League/ Lazio kualifikohet me ‘zemër në dorë’, më tej edhe Dortmund

Champions League/ Lazio kualifikohet me ‘zemër në dorë’, më tej edhe Dortmund

Lazio ka arritur një kualifikim dramatikë në fazën tjetër të Champions League falë barazimit 2-2 në ndeshjen e fundit në grupe kundër Clubb Brugge. Italianëve në këtë sfidë u mjaftonte edhe barazimi, ndërkohë që kaluan dy herë në avantazh.

Gjithsesi edhe pse në fundin e pjesës së parë belgët nmbetën me një lojtar më pak arritën të barazonin në minutën e 76. Për më shumë se çerek ore Lazio me drejtor Igli Taren ishte me zemër në dorë, por në fund ia doli të bëhej pjesë e 16 skuadrave më të mira në Europë.

Ndërkohë Dortmundi ka siguruar vendin e parë falë fitores 1-2 kundër Zenitit në Rusi. Gjermanët u shtangën nga rusët në minutën e 16, por falë dy golave në pjesën e dytë përmbysën gjithçka. Për verdhezinjtë gjetën rrugën e rrjetës Piszczek dhe Witsel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy