Mbrojtësi Kalidou Koulibaly, u largua nga Napoli në merkaton e verës, duke u transferuar te Chelsea në Premier League.
Pasi kishte shkëlqyer në Serie A, ofertat për mbrojtësin ishin të shumta, ku një nga klubet e interesuara për të ishte edhe Juventusi.
Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi, Koulibaly u shpreh se nuk do e vishte kurrë fanellën e bardhezinjve.
Kisha oferta nga shumë klube, por zgjodha me kujdes. A më kërkoi Juventus? Po, ata paraqitën një ofertë për mua, një kontratë, por unë nuk mund ta pranoja. Nuk do ta vishja kurrë fanellën e tyre, sidomos nga respekti që kam për Napolin.



