Richard Danso nuk është më lojtar i Tiranës. Klubi bardheblu, në rrjetet sociale ka njoftuar “divorcin” me sulmuesin.
Nën urdhrat e trajnerit Shehi, Danso nuk gjeti shumë hapësira te kryeqytetasit dhe për këtë arsye tashmë ka ardhur edhe largimi.
Në fakt ishte vetë klubi i Tiranës që i kishte kërkuar ndërprerjen e kontratës, që u pranua edhe nga 21-vjeçari.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Richard Danso. Sulmuesi i cili iu bashkua ekipit në Tetor të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit.”, thuhet në njoftimin e Tiranës.



