
Gazetari i sportit, Edi Hajdini në edicionin e lajmeve në MCN TV, komentoi rezultatet e javës së tretë të Superiores. Ai foli gjithashtu edhe për javën e katërt, ku spikat derbi Dinamo-Partizani, ndeshje për të cilën Hajdini tha se mund të luhet jashtë kryeqytetit.
“Rezultatet e deritanishme nuk tregojnë asgjë. Egnatia dhe Skënderbeu pretendojnë të qëndrojnë në Kategori dhe atë kanë synim kryesor. Përveç Kastriotit, skuadrat e tjera pretendojnë për titullin. Lëvizjet e shumta të futbollistëve kanë bërë që të jemi në këtë situiatë.
Kryendeshja e javës është derbi i munguar, mes Dinamos dhe Partizanit. Gjasat janë që derbi të luhet ose në Rrogozhinë ose në Elbasan, pra jashtë kryeqytetit. Në ‘Air Albania’ do të luajë Kombëtarja, tapeti sapo u ndërrua dhe do të mbahet për ndeshjet e Kombëtares. Pas 14 tetorit aty mund të luajnë skuadrat e Superiores.”, u shpreh Hajdini.



