
Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Tirana shkon me disavantazhe në derbin ndaj Partizanit, pas humbjes me Teutën.
Në lidhje me disfatën ndaj durrsakëve, Starova deklaroi se në pjesën e dytë bardheblutë ishin inekzistentë në fushën e lojës.
Janë dy skuadra që luftojnë për titullin. Tirana ka dy pikë avantazh ndaj Partizanit, por ka shumë disavantazhe. Ka moralin të rënë dhe disa lojtarë që mungojnë në derbi.
Kemi Egnatian që praktikisht e ka siguruar Europën. Dy skuadra që sipas meje nuk kanë shpresë për mbijetesën, Kastrioti dhe Bylis.
Në Teuta-Tirana, ishte një pjesë e parë e luftuar. Teuta donte të fitonte. Kishin raste të dyja ekipet. Duke përjashtuar golin e Haxhiut, Tirana në pjesën e dytë ishte inekzistente. Humbën të gjitha duelet, nuk kishte një frymë grupi.
Një fitore në Durrës ishte një hap i madh drejt titullit. Një skuadër që lufton për titullin, duhet ta tregojë edhe shpirtin e garës.



