
Gjatë merkatos së verës sigurisht do të zhvillohet edhe disa supersfida në lidhje me transferimin e lojtarëve cilësorë.
Edhe në Spanjë nuk do të mungojë ajo midis Real Madridit dhe Atletico Madridit, në këtë rast për Enzo Fernandez.
Argjentinasi e ka shprehur qartazi se dëshiron të nisë një tjetër eksperiencë në La Liga.
Si ‘’ Galaktikët ‘’ ashtu edhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ aspirojnë fitimin e titujve në çdo sezon dhe ofrojnë një ambjent komod për vijimësinë.
25 vjeçari është konsoliduar jo vetëm tek Chelsea por edhe tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’ dhe ky fakt i ka dhënë një lloj privilegji.
Interesi i Real Madridit dhe Atletico Madridit mendohet se do të analizohet me detaje nga ishi i Benfikës, kampion në fuqi i botës dhe Kupës së Amerikës me Argjentinën.
Eksperienca dhe cilësitë e treguara deri më tani ia kanë lartësuar ndjeshëm figurën duke e shëndërruar në një referent në mesfushë dhe sigurisht sakrificat e bëra ndër vite po i shpërblehen.
Ndërkohë vlen të përmendet se drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ nuk e mendojnë largimin e Enzo Fernandezit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ i cili po zhvillon sezonin e katërt.
Do të jetë pa dyshim një ndër protagonistët e merkatos së verës e cila parashikohet emocionuese dhe natyrisht me të papritura.
12 gola dhe 6 asiste në 46 sfida numëron në sezonin aktual me gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm i cili e ka bërë krenar trainerin Liam Rosenior.



